Konkurs Publik – Kryeshef Ekzekutiv (KE)

Për plotësimin e  pozitës :

– Titulli i pozitës : Kryeshef Ekzekutiv (KE)

– Nr. i ekzekutuesve: 1

– Kohëzgjatja e Kontratës punuese: 3 vite, me mundësi vazhdimi

– Vendi i punës: Gjilan

– Orari i plotë : 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Kryeshefit Ekzekutiv (KE)

 

-Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e Ndërmarrjes dhe siguron funksionim efikas të saj, si dhe menaxhon me stafin;

-Siguron zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve që ndërlidhen me Ndërmarrjen, si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të Ndërmarrjes;

-Harton planin e biznesit, planet e punës dhe raportet e Ndërmarrjes;

-Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas departamenteve dhe siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirëse të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;

-Menaxhon ndërmarjen dhe udhëheq politikat e saj programore, financiare dhë të punësimit;

-Zbaton zhvillimet strategjike të Kompanisë për arritjen e misionit dhe vizionit të Kompanisë;

-Është përgjegjës për shërbimet që i ofron Kompania dhe mbikëqyrë kualitetin e shërbimeve.

-Propozon buxhetin vjetor për aprovim te Bordi i Drejtorëve, si dhe me kompetencë menaxhon resurset financiare të Kompanisë brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;

-Menaxhon politikat dhe zbaton vendimet e Bordit të Drejtorëve në pajtim me legjislacionin në fuqi;

-Është përgjegjës për arritjen e caqeve të Kompanisë sipas Planit të Biznesit;

-Bën vlerësimin e kontrollit të brendshëm dhe ndërmerr masa të nevojshme që ato të jenë funksionale për të menaxhuar dhe mbajtur nën kontroll rreziqet që i kanosen veprimtarisë së Ndërmarrjes;

-Përfaqëson Ndërmarrjen të palët e treta sipas detyrës zyrtare dhe aty ku ka nevojë edhe me autorizimet e Bordit të Drejtorëve;

-Kryen edhe çdo detyrë  tjetër që i caktohet me ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari i institucionit.

 

Kualifikimi dhe përshtatshmëria profesionale

 

Kandidatët potencial duhet ë jenë persona me integritet të lartë, të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (e),(f),(j),(k), (l)   të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Për më shumë detaje, shkarko dokumentin më poshtë…