Në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komisioni përzgjedhës pas mbajtjes së intervistave me gojë, harton listën me rezultatet preliminare të intervistave me gojë, si më poshtë:
Rezultatet e arritura në intervistën me gojë për pozitën: Punëtor i pakualifikuar – punëtor fizik në ujësjellës
Njoftohen kandidatët e poshtëshënuar për rezultatet e arritura në intervistën me gojë të mbajtur me datë 12.05.2026 për plotësimin e pozitave punuese: Punëtor i pakualifikuar – punëtor fizik në ujësjellës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., sipas Konkursit Publik, nr.397 të datës 07.04.2026 të publikuar në mjetet e informimit, dhe tabelën e shpalljeve të kompanisë si në vijim:
Për pozitën: Punëtor i pakualifikuar – punëtor fizik në ujësjellës
| Nr | Emri dhe Mbiemri i kandidatit | Data e mbajtjes së intervistës me gojë | Pikët e fituara nga intervista(deri në 70 pikë) dhe CV-ja(deri në 30pikë) |
| 1. | Fatmir Thaqi | 12.05.2026 | 97.2 pikë |
| 2. | Mustaf Hajdari | 12.05.2026 | 95.8 pikë |
| 3. | Jashar Morina | 12.05.2026 | 93.42 pikë |
Vërejtje:
Kandidatët e pakënaqur me vlerësimin e intervistës me gojë, brenda afatit tre (3) ditor mund të ushtrojnë ankesë ndaj rezultatit të intervistës me gojë pranë Komisionit të Ankesave në KRU.”Hidromorava” – Sh.A.

