Vendim për emërimin e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm në KRU Hidromorava Sh.A.

Komisioni i Auditimit i KRU “Hidromorava” Sh.A., Gjilan, i emëruar sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 09/67, të datës 09.03.2022, si dhe Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për emërimin e Komisionit të Auditimit në KRU “Hidromorava” Sh.A., nr. 201, të datës 22.01.2025, në pajtim me dispozitat e nenit 21 dhe nenit 25 pika (h) të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe Kodin e Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndërmarrjet Publike, në mbledhjen e katërt të rregullt, të mbajtur më datë 15.05.2026, merr këtë:

 

V  E  N  D  I  M

                                                     

  1. Betim Jashari emërohet në pozitën: Zyrtar i Auditimit të Brendshëm në KRU “Hidromorava” Sh.A.
  2. I emëruari sipas pikës 1 të këtij vendimi do të filloj punën me efekt nga data: 18.05.2026, të cilës do t’i paraprij nënshkrimi i kontratës së punësimit me përshkrimin e marrëdhënies së punës, detyrave punuese dhe përgjegjësive për këtë pozitë.
  3. Emërimi i përcaktuar sipas pikës 1 të këtij vendimi bëhet me mandat tre (3) vjeçar me mundësi vazhdimi, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet e brendshme të ndërmarrjes.

 

A r s y e t i m

 

Komisioni i Auditimit i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” Sh.A. në Gjilan, ka zhvilluar procedurat e rekrutimit sipas Konkursit Publik nr. 183, të publikuar me datë 03.03.2026, për pozitën Zyrtar i Auditimit të Brendshëm në KRU “Hidromorava” Sh.A. Gjilan….

 

Për më shumë shkarkoni dokumentin e bashkangjitur.