Konkurs Publik – Teknik i shkyçjes dhe kontrollit.

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

 

K O N K U R S   P U B L I K

1.Për plotësimin e vendeve të lira të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:

  • Teknik i shkyçjes dhe kontrollit.

 

Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Hidromorava” – Sh.A.

Numri i kryesve: 2 (dy).

Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.

Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i ekipit të shkyçjes dhe kontrollit.

Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar(me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).

Paga bazë: 540.00€ (bruto)

 

 II.Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

 II.I. Kushtet e përgjithshme:

Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla fillore.

Përvoja e punës: Së paku 1(një) vit përvojë pune.

 

II.II. Kushtet e veçanta:

  • Të mos jetë nën hetime apo të ketë qenë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  • Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
  • Të jetë mjeshtër i ujësjellësit;

 

III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

  • Ekzekuton procesin e shkyçjes te konsumatorët;
  • Ekzekuton shkyçjen nga ujësjellësi në përputhje me procedurat e shkruara për këtë veprim,
  • Realizimi i procesit të shkyçjes duke respektuar rregullat e ARRU-së, dhënia e vërejtjes verbale/gojore konsumatorit, vërejtjen para shkyçjes si dhe respektimin e rregullave të rregullatorit për shkyçjen kolektive;
  • Realizimi i kontrolleve të rastit për identifikimin e keqpërdorimit të ujit nga konsumatorët e pandërgjegjshëm;
  • Bënë evidentimin e kontrolleve të fundit;
  • Bënë dorëzimin e raporteve lidhur me çështjet e kontrollit;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij/saj të drejtpërdrejtë;

 

Dokumentacionin e plotësuar duhet ta dërgoni ne postën elektronike: puna@kru-hidromorava.com

PS:

Për më shumë rreth konkursit shkarkoni dokumentin e ngarkuar.