Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
- Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:
- Zyrtar për certifikim të pagesave.
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 1 (një).
– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.
– Titulli i mbikëqyrësit: Kryeshefi Ekzekutiv.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar(me periudhë provuese prej 3 (tre) muaj).
– Paga bazë: 660.00€ (bruto)
- Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Diplomë universitare – fakulteti ekonomik.
– Përvoja e punës: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale në fushën e financave dhe kontabilitetit.
II.II. Kushtet e veçanta:
- Njohja e sistemit të kontabilitetit dhe raportimit financiar;
- Të ketë integritet të lartë moral dhe profesional;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme nga fushëveprimi i punës së tij;
- Të mos jetë nën hetime apo të ketë qenë i dënuar për ndonjë vepër penale;
- Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
- Kualifikimet e tjera profesionale janë përparësi;
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
- Njohja e punës me kompjuter – programi Microsoft Office.