KRU”HIDROMORAVA” RRIT INTESITETIN E INSPEKTIMIT NË TERREN PËR VERIFIKIMIN E KYÇJEVE ILEGALE NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Gjilan, 27 gusht 2023- KRU”HIDROMORAVA” RRIT INTESITETIN E INSPEKTIMIT NË TERREN PËR VERIFIKIMIN E KYÇJEVE ILEGALE NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT.
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan, përveç aksionit intensiv për mbledhjen e borxheve, ka rritur intensitetin e inspektimit në terren për të zbuluar dhe marrë masa kundër kyçjeve ilegale.
Inspektuesit e kompanisë janë më të angazhuar se kurrë për të identifikuar kyçjet e ujit ilegal, të cilat shkaktojnë humbje të mëdha të burimeve të ujit duke ndikuar negativisht në funksionimin e sistemit të ujit dhe njëkohësisht vështërsojnë përpjekjet tona për të siguruar qasje të drejtë për të gjithë.
Vetëdija ndaj lidhjeve të paautorizuara është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të humbjeve të ujit dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit. Duke monitoruar dhe ndërgjegjësuar për ndikimin negativ të lidhjeve të paautorizuara, ne mund të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm të ujit për të gjithë përdoruesit.
Andaj, ftojmë të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë me ne, për të zbuluar dhe parandaluar kyçjet e paligjshme, si dhe për të mbështetur legjislacionin për t’u siguruar që çdo konsumator të ketë një lidhje legale dhe të rregullt në rrjetin e ujësjellësit.
Duke paguar faturat e ujit në kohë dhe duke raportuar çdo kyçje të paligjshme, do të kontribuojmë në sigurimin e një burimi të qëndrueshëm të ujit për të gjithë konsumatorët tonë.