MOS E PËRDORNI UJIN E UJËSJELLËSIT PËR PIJE
Viti, 23 nëntor 2022 – Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se pas analizave kime dhe bakteriologjike të ujit nga FPU Letnicë, rezulton se niveli i turbullirës NTU vazhdon të jet më e lartë se normat e lejuara për ujin e pijes.
Prandaj, ju ftojmë që ujin nga rrjeti i ujësjellësit mos e përdorni për pije por vetëm për nevoja sanitare.
Gjendja do të vazhdoj të monitorohet nga stafi përgjegjës i Kompanisë dhe në momentin e stabilizimit të normave brenda standarteve të lejuara do të ju informojmë.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
Tel: 0800 61 000