Në bazë të nenit 15 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, Zyra për Burime Njerëzore nxjerr këtë:
N J O F T I M
Për mbajtjen e testimit me shkrim për pozitën: Teknik për kontrollin dhe shkyçjen e lidhjeve të paatorizuara dhe ujit të pafaturuar
Zyra për Burime Njerëzore pas përfundimit të procedurave të ankesave ndaj verifikimit paraprak të aplikacioneve, njofton kandidatët e poshtëshënuar, të cilët i kanë plotësuar kriteret për të vazhduar me procedurat tjera të konkursit, se testimi me shkrim për pozitën Teknik për kontrollin dhe shkyçjen e lidhjeve të paatorizuara dhe ujit të pafaturuar, do të mbahet me datë 03.09.2026 (E enjte), në objektin e KRU. “Hidromorava” – Sh.A., në Gjilan, me fillim nga ora 11:00.
Për pozitën: Teknik për kontrollin dhe shkyçjen e lidhjeve të paatorizuara dhe ujit të pafaturuar në KRU “Hidromorava”- SH.A., Gjilan
| Nr. | Emri dhe Mbiemri i kandidatit | Data e mbajtjes së testi me shkrim | Ora |
| 1. | Agim Tahiri | 03.09.2026 | 11:00 |
| 2. | Arben Krasniqi | 03.09.2026 | 11:00 |
| 3. | Habib Murati | 03.09.2026 | 11:00 |
| 4. | Mervan Bejtullahu | 03.09.2026 | 11:00 |
| 5. | Qazim Arifi | 03.09.2026 | 11:00 |
| 6. | Visar Zeqiri | 03.09.2026 | 11:00 |

