Në bazë të dispozitës së nenit 11 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – Sh.A., nr.631 të datës 29.05.2026, për verifikimin parapak të aplikacioneve të kandidatëve për pozitat: Zëdhënës/e e Ndërmarrjes (1 pozitë), Teknik për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve (2 pozita), Teknik për kontrollin dhe shkyçjen e lidhjeve të paatorizuara dhe ujit të pafaturuar (2 pozita) dhe Mjeshtër i rrjetit të kanalizimit (2 pozita), Zyra për Burime Njerëzore e KRU. “Hidromorava” – Sh.A., nxjerr rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për vazhdimin e procedurave të konkursit, si më poshtë:
Lista e kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta:
Për pozitën: Zëdhënës/e e Ndërmarrjes
| Nr. | Emri dhe Mbiemri |
| 1. | Rina Ahmeti Kasumi |
Për pozitën: Teknik për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve
| Nr. | Emri dhe Mbiemri |
| 1. | Agim Tahiri |
| 2. | Agron Sherifi |
| 3. | Arben Krasniqi |
| 4. | Burim Masurica |
| 5. | Habib Murati |
| 6. | Krenar Memeti |
| 7. | Mervan Bejtullahu |
| 8. | Qazim Arifi |
| 9. | Visar Zeqiri |
Për pozitën: Teknik për kontrollin dhe shkyçjen e lidhjeve të paatorizuara dhe ujit të pafaturuar
| Nr. | Emri dhe Mbiemri |
| 1. | Agim Tahiri |
| 2. | Arben Krasniqi |
| 3. | Habib Murati |
| 4. | Mervan Bejtullahu |
| 5. | Qazim Arifi |
| 6. | Visar Zeqiri |
Për pozitën: Mjeshtër i rrjetit të kanalizimit
| Nr. | Emri dhe Mbiemri |
| 1. | Esat Sherifi |
Rezultatet e lartshënuara shpallen edhe në tabelën e shpalljes së kompanisë.
Kandidatët e lartcekur të cilët i kanë plotësuar kriteret e përgjithshme dhe të veçanta sipas konkurseve për Teknik për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve dhe Teknik për kontrollin dhe shkyçjen e lidhjeve të paatorizuara dhe ujit të pafaturuar, do të njoftohen për datën, ditën dhe orën e mbajtjes së testit me shkrim përmes emailit.
Ndërsa kandidatët të cilët i kanë plotësuar kriteret e përgjithshme dhe të veçanta sipas konkursit për Zëdhënës/e e Ndërmarrjes dhe Mjeshtër i rrjetit të kanalizimit, do të njoftohen për datën, ditën dhe orën e mbajtjes së intervistës me gojë përmes emailit.
Kandidatët të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret e përgjithshme dhe të veçanta sipas konkurseve, do të njoftohen individualisht përmes emailit.
KËSHILLA JURIDIKE: Kandidati i pakëkanqur me rezultatin e verifikimit paraprak të aplikacionit, mund të ushtrojë ankesë pranë Komisionit të Ankesave brenda tre (3) ditëve të punës nga dita e pranimit të njoftimit.

