Në mbështetje të nenit 48 paragrafi 2.6.3 të Ligjit Nr. 04/ L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, dhe të nenit 7. paragrafi 2. të Statutit të Kompanisë, Bordi i Drejtorëve të KRU “Hidromorava “Sh.a. nxjerr këtë;
Rregullore Nr. 04/2017 për Procedurat e Faturimit të Shërbimeve të Ujit
Me këtë Rregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat e zbatueshme për KRU “Hidromorava” Sh.A. me seli në Gjilan, në lidhje me faturimin për shërbimet e ujit bazuar në legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë.