RREGULLORE Nr. 05/2017 PËR MATJEN E KONSUMIT TË UJIT

1.Kjo Rregullore ka për qëllim rregullimin e saktësisë së matjes së furnizimit të ujit, duke përcaktuar rregullat dhe procedurat e zbatueshme në lidhje me instalimin, mirëmbajtjen, testimin, kontrollin, zëvendësimin, matjen dhe leximin e ujëmatësve, bazuar në legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë.

2.Kjo rregullore vendosë një kornizë ligjore mbi të cilën kompania planifikon dhe definon veprimet specifike që duhet të ndiqen nga personeli i saj, me rastin e instalimit, mirëmbajtjes, testimit, kontrollimit, zëvendësimit, matjes dhe leximit të ujëmatësve.