Ndërprerje të furnizimit me ujë

Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se sot, me datë 09 dhjetor 2021, ditë e enjte, për shkak të punimeve në pastrimin e gypit kryesor furnizues 𝞥 280 mm prej FPU Velekincë deri në Gjilan dhe rezervarëve të ujit në Velekincë dhe në Kodrën e Dëshmorëve nga ora 10:00 deri 17:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për lagjet: Idriz Seferi, Livoç i Ulët, Hysen Terpeza, Rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, Kodra e Dëshmorëve si dhe Lagjja e Tetë.
Pas përfundimit të procedurave të pastrimit, uji në rubinetet tuaja do të jetë i turbullt. Kjo nuk duhet të ju shqetësojë, sepse vetëm pas disa minutave uji do të jetë i pastër pas zbrazjes së sasisë që ka mbetur në gypa gjatë pastrimit.
Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni
Tel:044983071, fix:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.
Ju faleminderit!