Vendimi Nr. 892, datë 29.07.2025 për Vazhdimin e Mandatit të Kryeshefit Ekzekutiv z. Ymer Salihu

Në mbështetje të nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111, si dhe bazuar në konkursin publik të shpallur më datë 01.08.2022 për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, ku është paraparë mundësia e vazhdimit të mandatit pas përfundimit të mandatit fillestar, si dhe në përputhje me Statutin dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A., në mbledhjen e shtatë të rregullt, mbajtur më datë 29.07.2025, pas vlerësimit të performances së Kryeshefit Ekzekutiv, unanimisht merr këtë:


VENDIM

  1. Kryeshefit Ekzekutiv të KRU “Hidromorava” Sh.A., z. Ymer Salihu, i vazhdohet mandati në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv edhe për një periudhë të (3) vjeçare, që hyn në fuqi nga data 01.08.2025 dhe përfundon më 31.07.2028, me mundësi vazhdimi bazuar në vlerësimin e performancës së përgjithshme nga ana e Bordit të Drejtorëve.

  2. Për zbatimin dhe formalizimin e këtij vendimi, ndërmerren të gjitha veprimet administrative përkatëse sipas procedurave të brendshme të ndërmarrjes.

Për më shumë rreth vendimit shkarkoni dokumentin zyrtar.