Në bazë nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-2012 , nenit 8 të Rregullores mbi themelimin e mardhënies së punës në KRU “Hidromorava”-sha Gjilan, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01 /2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava”-sha Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
Për vendin e lirë te punes në KRU. Hdromorava Sh.A në : Gjilan , për këtë pozitë
1.1(Një): Inxhinier për Planifikim dhe Zhvillim
Përgatitja profesionale/shkollore: Diplomë Universitare – Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore – Drejtimi Hidroteknikë.
Përvoja e punës: Së paku dy /2/ vjet përvojë pune profesionale.
Numri i kryesve: 1
Paga:720.00 €
Kushtet e veçanta:
- Të ketë integritet të lartë moral dhe profesional;
- Të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Të mos jetë nën hetime apo të ketë qenë i dënuar për ndonjë vepër penale;
- Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
- Kualifikimet e tjera profesionale janë përparësi;
- Njohja e programeve aplikative WaterCad, GIS (ESRI), AutoCad;
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
- Njohja e punës me kompjuter – programi Microsoft Office.
Dokumentacionin e plotësuar duhet ta dërgoni ne postën elektronike: puna@kru-hidromorava.com