Në mbështetje të nenit 6 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S TË B R E N D S H Ë M
- Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:
- Zëdhënës/e e Ndërmarrjes
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 1 (një).
– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.
– Titulli i mbikëqyrësit: Menaxheri i Divizionit për Shërbim me Konsumatorë.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 780.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.
- Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Diplomë universitare – Fakulteti i Gazetarisë, Administratë Publike, Komunikim Masiv.
– Përvoja e punës: Së paku dy (2) vjet përvojë pune profesionale.
II.II. Kushtet e veçanta:
- Të ketë integritet të lartë moral dhe profesional;
- Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
- Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime për kryerjen e detyrave të punës;
- Preferohet të ketë trajnime shtesë në komunikimin me publikun;
- Kualifikimet e tjera profesionale janë përparësi;
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
- Njohja e punës me kompjuter – programi Microsoft Office.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese të informacionit;
- Punon në përputhje me strategjinë e marrëdhënieve me publikun dhe kujdeset për organizimin e konferencave për shtyp dhe paraqitjeve të tjera publike;
- Monitoron mediat e shkruara dhe ato elektronike dhe përgatit përmbledhje të informatave për menaxhmentin;
- Mban kontakte me mediat e shkruara dhe ato elektronike dhe u përgjigjet në bazë të kërkesave të tyre, gjithmonë në koordinim dhe me miratimin eprorit të tij/saj të drejtpërdrejtë;
- Përgatit njoftime, informata, komunikata, raporte, publikime etj. për publikun, në koordinim dhe me miratimin e eprorit të tij/saj të drejtpërdrejtë dhe pastaj i vendos në ueb-faqen e Ndërmarrjes dhe ua shpërndan mediave;
- Furnizon, pasuron, rifreskon dhe mirëmban ueb-faqen dhe rrjetet sociale të Ndërmarrjes me materiale dhe aktivitete të ndryshme të ndërmarrjes;
- Harton dhe zbaton planin e komunikimit (afatskurtër dhe afatmesëm) të ndërmarrjes;
- Menaxhon situatat e komunikimit në krizë dhe përgatit reagime zyrtare në raste emergjente ose të dëmshme për reputacionin e ndërmarrjes;
- Këshillon menaxhmentin për çështje të imazhit publik dhe komunikimit strategjik;
- Përgatit fjalime, deklarata dhe pika diskutimi për menaxhmentin e lartë;
- Analizon perceptimin publik dhe reputacionin e ndërmarrjes përmes mediave dhe rrjeteve sociale;
- Propozon dhe zhvillon fushata informuese për publikun (p.sh. për shërbimet, pagesat, ndërprerjet etj.);
- Siguron që komunikimet publike të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme të ndërmarrjes;
- Koordinon komunikimin me institucionet publike, donatorët dhe partnerët relevantë;
- Menaxhon dhe arkivon materialet mediale dhe dokumentacionin e komunikimit publik;
- Monitoron dhe raporton për performancën e komunikimit (p.sh. shtrirja në media, reagimet e publikut);
- Trajnon ose udhëzon stafin lidhur me komunikimin me publikun dhe median;
- Kujdeset për identitetin vizual dhe standardet e komunikimit të ndërmarrjes;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së eprorit të tij/saj të drejtpërdrejtë;
- Për punën e tij/saj i përgjigjet Menaxherit të Divizionit për Shërbim me Konsumatorë.

