KONKURS PUBLIK – Teknik për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

K O N K U R S   P U B L I K

 

 

  1. Për plotësimin e vendeve të lira të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:

 

  • Teknik për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve

 

Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.

Numri i kryesve: 2 (dy).

Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.

Titulli i mbikëqyrësit: Shef i ekipit për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve.

Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).

Paga bazë: 636.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.

 

 

  1. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

 

II.I. Kushtet e përgjithshme:

 

Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla e mesme.

Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune.

 

II.II. Kushtet e veçanta:

 

  • Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
  • Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime shëndetësore;
  • Të ketë njohuri praktike të sistemit të ujësjellësit;
  • Gatishmëri për punë në terren dhe për zbatim të procedurave strikte operative;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
  • Respektim i rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

 

 

 

III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

 

  • Ekzekuton shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj nga sistemi i ujësjellësit, në përputhje me procedurat e shkruara, aktet e brendshme dhe rregulloret e ARRU-së;
  • Zbaton procesin e shkyçjes duke respektuar vërejtjen verbale, njoftimin paraprak për shkyçje dhe rregullat për shkyçje individuale dhe kolektive;
  • Vepron bazuar në listat, autorizimet dhe planin e punës të Divizionit Komercial;
  • Realizon vizita në terren te konsumatorët borxhlinj dhe ndërmerr veprimet përkatëse të shkyçjes;
  • Dokumenton çdo rast shkyçjeje përmes procesverbaleve dhe evidencave përkatëse;
  • Dorëzon raportet e shkyçjeve brenda afateve të përcaktuara te Shefja e Shkyçjes;
  • Bashkëpunon me anëtarët e ekipit dhe respekton hierarkinë organizative;
  • Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
  • Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së eprorit të drejtpërdrejtë, në përputhje me rregulloret në fuqi;
  • Për punën e tij/saj raporton dhe mban përgjegjësi para Shefes së Shkyçjes.

 

 

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:

  • Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
  • Dëshmi të kualifikimit shkollor (origjinal ose të noterizuar);
  • Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
  • Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional);
  • Cv (Jetëpëshkrimi);
  • Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);