Gjilan, 30 gusht 2023- Ekipet teknike të mirëmbajtjes evitojnë rrjedhjen e ujit në rrugën “Muharrem Ibrahimi”.
Falë një bashkëpunimi të ngushtë dhe të koordinuar të ekipit të mirëmbajtjes, inxhinierëve, menaxherëve të divizioneve dhe menaxhmetit në krye me kryeshefin ekzekutiv Ymer Salihun, po bëhet një punë e shkëlqyeshme në menaxhimin e infrastrukturës së ujësjellësit për të parandaluar rrjedhjet e pautorizuar dhe për të optimizuar sistemin e ujësjellësit.
Uji është një burim jetik dhe i ndjeshëm, kështu që përkushtimi ndaj menaxhimit të tij të qëndrueshëm ka ndikim të thellë dhe të gjatë për të ardhmen tonë.
Vazhdojm punën me angazhim dhe përgjegjësi, duke ndërmarr hapa konkretë për të adresuar sfidat që ndikojnë në burimin më të çmuar në jetë- UJIN.