Mbahet mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të KRU ” Hidromorava”- SH.A në Gjilan

 

Gjilan, 27 Prill 2023-

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ” Hidromorava”- SH.A. në Gjilan, z.Ymer Salihu, ka pritur sot në takim Bordin e Drejtorëve të KRU “Hidromorava”- SH.A në Gjilan.
Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi z.Habil Zeqiri, me pjesëmarrje të menaxhmentit të lartë të Kompanisë si dhe të anëtarëve tjerë të Bordit z.Agim Zeka, z.Arban Hoxha, znj. Ferdane Tahiri Sylejmani dhe znj. Fillorete Gashi Sadiku.
Gjatë takimit janë diskutuar një sërë pikash me rëndësi të veçantë rreth veprimtarisë së Kompanisë si dhe rreth sherbimit të mirëfilltë ndaj konsumatorëve.
Krahas diskutimeve tjera rëndësi e veçantë i është kushtuar ujit të pa faturuar dhe borxhet ndaj Kompanisë, me ç’rast z. Ymeri, deklaroi se janë duke u ndërmarr masa konkrete për inkasimin e borxheve.

 

 

 

May be an image of 6 people