Njoftim

Gjilan, 16 nëntor 2022 – Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se nesër, me datë 17 nëntor 2022, ditë e enjte, për shkak të punimeve në pastrimin e gypit kryesor furnizues 𝞥 280 mm prej FPU Velekincë deri në Gjilan nga ora 12:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në përfundim të procedurave të pastrimit, për lagjet: Idriz Seferi, Livoç i Ulët, Hysen Terpeza, Rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, Kodra e Dëshmorëve si dhe Lagja e Tetë.

Pas përfundimit të procedurave të pastrimit, uji në rubinetet tuaja do të jetë i turbullt. Kjo nuk duhet të ju shqetësojë, sepse vetëm pas disa minutave uji do të jetë i pastër pas zbrazjes së sasisë që ka mbetur në gypa gjatë pastrimit.Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni në numrin pa pagesë 0800-61-000 si dhe në: Tel: 044983071, fix: 0280326980, Kujdestaria inaktive :044719813.

Ju faleminderit!