Takim në mes të Kryeshefit ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, z.Ymer Salihu dhe kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti

26 Maj 2023- Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, z.Ymer Salihu sot gjatë ditës është pritur nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen e përbashkët për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit për pesë fshatra të komunës së Vitisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm edhe përfaqsuesit e këshillave të pesë fshatrave të cilat kalojnë nën menaxhimin e kompanisë “Hidromorava” siç janë fshatrat Sadovinë e Jerlive ,Sadovinë e Çerkizëve, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme dhe Tërstenik.
Kryeshefi ekzekutiv Ymer Salihu, gjatë takimit ka shqyrtuar mundësin edhe për bashkëpunime të tjera si dhe mundësin e vazhdimit të përfshirjes për hyrje nën menaxhim të kompanisë “Hidromorava” edhe të fshatrave Zhiti, mandej Stubëll, Vërban, Goshicë, Skifteraj
Ndërkaq, në përmbyllje të takimit Kryetari Haliti, u shprehë me mirënjohje dhe falenderime për bashkpunim korrektë dhe të mirëfilltë që kanë me menaxhmentin e KRU”Hidromorava” sh.a Gjilan.
May be an image of 10 people
All reactions:

6